Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundjet e trashëgueshme tani parandalohen me teknikë të re, thonë shkenctarët

Lajme 08/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Modifikimi i ADN-së së embrioneve njerëzore për të parandaluar sëmundjen gjenetike të trashëgueshme, kardiomiopatinë hipertrofike, – në këtë rezultat kanë arritur kërkuesit e Oregon Health and Science University dhe Salk Institute for Biological Studies, në bashkëpunim me kërkues kinezë dhe koreanojugorë.

Studimi i publikuar në “Nature” është realizuar me teknikën e përpunimit gjenetik Crispr-Cas9 dhe hap tema të rëndësishme të etikës duke qenë se, ndonëse larg aplikimit klinik, lejon ndërhyrjen në karakteristika të tjera gjenetike dhe në sëmundje të rënda të trashëgueshme.
“Këto rezultate, – shpjegojnë kërkuesit, – shtojnë njohjen e sigurisë dhe efikasitetit të modifikimit të ADN-s së qelizave embrionale njerëzore”, shkruan Doktor33, transmeton Gazeta Shneta.

Për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e korrigjimit me “gërshërët gjenetike”, Shoukhart Mitalipov dhe kolegët e tij janë përqendruar në mutacionin Mybpc3 dhe kardiomiopatinë hipertrofike.

Ekipi ka prodhuar zigota të shumta duke fertilizuar ovocite nga dhuruese të shëndetshme me spermatozoidet e një mashkulli bartës heterozigotë të mutacionit (i cili ka një çift që ka pësuar mutacion dhe një çift normal të gjenit), transmeton Gazeta Shneta.
Kërkuesit përdorën Crispr-Cas9 për të bërë një prerje në sekuencën gjenike mutante dhe më pas monitoruan se si embrionet njerëzore i riparonin këto “fraktura” të ADN-së. Në pjesën më të madhe të rasteve ndërprerjet u riparuan “në mënyrë efikase” duke përdorur çiftin që nuk kishte mutacion të gjenit nga dhuruesi.

Si pasojë, rreth 2/3 e embrioneve përmbanin dy çifte të gjenit pa mutacion. Autorët gjetën edhe një mënyrë për të eliminuar mozaicizmin, fenomen në të cilin embrionet përbëhen nga dy apo më shumë lloje qelizash gjenetikisht të ndryshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë mirat që sjell ecja në rërë
Artikulli i rradhës Mesazhi emocionues i bashkëshortes së Bajram Rexhepit

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.