Në një botë dinamike ku çdo gjë ecën në ritme të shpejta dhe herë pas here bëhen disa kthesa të cilat nuk kemi qenë të njoftuar më parë.
Diçka të tillë mund të themi po ashtu edhe për zbulimin e ri se si meshkujt mund të mbesin shtatëzënë.
Krejt poenta qëndron tek ndërrimi i mitrës që mund të inkuadrohet tek trupi i një mashkulli dhe prandaj ai mund të ketë fatin të bëhet me fëmijë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Derisa deri më tani këto transplantime të mitrave janë bërë vetëm tek femrat, mendohet që këto më tutje të bëhen edhe tek meshkujt.
E njëjta teknologji që përdoret tek femrat thuhet se mund të ketë efekt të kënaqshëm edhe tek meshkujt.
Ndërsa Dr. Richard Paulson thotë se ‘’nuk ka ndonjë arsye shkencore që kjo mos të bëhet’’.
Një marrëveshje ndërkombëtare e lejon transplantimin e mitrës tek gratë, por se a do të lejohet një gjë e tillë tek meshkujt mbetet të shihet./Gazeta Shneta/