Shumë gra shtatzëna i ndjejnë ngacmimet e lemzës tek bebja e tyre madje këto mund të vërehen edhe me ultratinguj, por a është normale një gjë e tillë?
Zakonisht fëmijët i kap lemza në barkun e nënës në tremujorin e parë e herë edhe në atë të dytë, mirëpo jo çdo herë mund t’i ndjeni sidomos kur janë krejtësisht në fillim.
Lemza tek bebet në bark ndjehet si një lëvizje e vogël ritmike, prandaj është e vështirë për ta dalluar nga lëvizjet e tjera të bebes.
Nga eksperienca e grave vërehet se lemza në fakt ndodh disa herë në ditë tek fëmijët e tyre, ndërsa kjo sipas BabyCenter, është krejtësisht normale, transmeton Gazeta Shneta.
Nuk dihet saktësisht, por thuhet se kjo ndodh për të rregulluar sasinë e lëngjeve amniotike të bebeve në bark.
Prandaj, mos u shqetësoni pasi që lemza është normale të ndodh madje edhe tek bebet që janë në zhvillim e sipër në barkun e nënës./Gazeta Shneta/