– A jemi ne si prindër në atë drejtim ku duhet të jemi për t’u qasur në mënyrë adekuate me fëmijën i cili belbëzon?
– Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në të folurin e fëmijës tim ?
– A është e udhës të shoh nëse fëmija shërohohet vet derisa të rritet ?
– Nëse femija im ka vetërespekt dhe vetëbesim të ulët çfarë të veproj ?
Këto janë vetëm disa pyetje që shumë prindër i’a drejtojnë vetës dhe të tjerëve për fëmijën e tyre.
Belbëzimi është çrregullim i rrjedhshmërisë që karakterizohet nga sjellje të ndryshme që ndërveprojnë me rrjedhën e mëtejme të të folurit.
Ky problem zakonisht shfaqet në fazën e zhvillimit të të folurit (në moshën 3-5 vjeç).
Faktorët që mund ndikojnë në shfaqjen e belbëzimit janë të shumtë dhe të ndryshëm si : demtim organik, rrethi familjar dhe ai shoqëror, të folurit keq në familje, marrja e medikamenteve pa kontrollë, tronditje, stresi, faktorë gjenetik gjithashtu disa shkenctarë janë të mendimit se belbëzimi shkaktohet nga të kufizuarit e tepruar apo si pasojë e kërkesave tejet të mëdha të prindërve ndaj fëmijeve të tyre.
Mjedisi luan nje rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin se si fëmijët të cilët belbëzojnë mendojnë per vehten e tyre dhe se si të folurit e tyre do të ndikohet nga situata të caktuara.
Sasia e belbëzimit që dëgjohet në të folurit e fëmijës dallon sipas situatave dhe sipas bashkëbiseduesit.
P.sh., një fëmijë mund të mos belbëzojë fare kur flet me një shok por do të belbezojë më shumë kur lexon me zë në klasë.
Edhe pse roli i prindit dhe i mësuesit është shumë i rëndësishëm në edukimin e fëmijës, ata nuk janë mjaftueshëm të vetëdijshëm se se si besimet apo qëndrimet e belbëzimit mund të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme tek fëmijët.
Gjithashtu në përformancën dhe menagjimin e tij përpara të tjerëve, pasi studimet tregojnë se nxënësit e moshave shkollore që belbëzojnë do të kenë gjasa më të larta të eksperiencave jo të mira apo përvojave negative.
Sot ekzistojnë terapi për të folurit që të përmirësojnë rrjedhshmërinë.
Disa teknika u mësojnë si të shtendosin nofullën e poshtme, buzët, gjuhën dhe të marrin frymë duke përdorur diafragmën. Fëmijët mund të ushtrohen me shkronjat e para të fjalëve, duke bërë frymëmarrje të lehta me diafragmë dhe duke e çliruar ajrin pak nga pak ndërsa fillojnë të flasin.
Ata këshillohen të zgjasin zanoret dhe disa bashkëtingëllore. Dalëngadalë shpejtësia e të folurit përmirësohet bashkë me rrjedhshmërinë. Shifrat tregojnë se më pak se 20 % e fëmijëve që belbëzojnë për pesë vjet, shërohen vetë.
Kur shkon gati gjashtë vjeç ,femiju mund të mos shërohet pa ndihmën e terapisë.
Të jesh nxënës i cili belbëzon mund të ketë një ndikim të përhershëm negativ social, akademik dhe emocional,për këtë arsye, është me rëndësi jetike konsultimi me logopedin në fillimet e këtij problemi. / Gazeta Shneta