Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mësoni më shumë rreth kujdesit ndaj syve

Jetë 14/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Veçanërisht gjatë stinës së verës duhet kushtuar vëmendje ushqimit dhe aktiviteteve tjera të cilat tregojnë shumë për shëndetin e syve.

Hani mire :  Shëndeti i mirë i syve fillon me ushqimet që konsumoni. Ushqyesit si acidet yndyrore omega-3, lutein, zinku dhe vitaminat C dhe E mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të shikimit të lidhura me moshën, shkruan pernenat.al transmeton GazetaShneta.

Për t’i marrë ato, mbushni pjatën tuaj me:

-Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, kale, lakra jeshile etj;

-Salmon, ton dhe peshq të tjerë yndyrorë;

-Vezë, arra, fasule dhe burime të tjera të proteinave joshtazore;

-Portokall dhe fruta të tjera agrume ose lëngje;

-Midhje dhe proshuta.

Një dietë e balancuar gjithashtu ju ndihmon të qëndroni në një peshë të shëndetshme. Ajo ul shanset për obezitet dhe sëmundje të ngjashme me diabetin e  tipit 2, i cili është shkaku kryesor i verbërisë tek të rriturit.

Ndaloni duhanin: Nëse konsumoni duhan ju me siguri merrni dëmtime të nervit optik dhe atë macular. Nëse keni provuar ta lini duhanin dhe nuk ia keni dalë provojeni sërish. Sa më shumë që të përpiqeni aq më shumë shanse keni që të arrini sukses.

Vendosni syze dielli: Syzet e duhura do të ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollcë (UV) të diellit. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV rrit mundësitë tuaj për dëmtime të syve. Zgjidhni syzet që bllokojnë 99% në 100% të rrezeve UVA dhe UVB. Nëse mbani lente kontakti, disa ofrojnë mbrojtje UV por syzet vendosini gjithsesi.

Përdorni syze sigurie kur është e nevojshme: Nëse punoni me materiale të rrezikshme ose që mund të kërcejnë në ajër, në punë ose në shtëpi, mbani gjithmonë syze mbrojtëse. Gjithashtu disa lloje sportesh si hokej mund të dëmtojnë sytë.

Qëndroni sa më shumë larg kompjuterit:  Nëse qëndroni për një kohë të gjatë para kompjuterit ose para celularit, mund të shkaktoni:

-Tendosje në sy;

-Shikim i turbullt;

-Probleme me fokusimin në distancë;

-Tharjen e syve;

-Dhimbje koke;

-Dhimbje shpine, qafe dhe shpatullash./pernenat

Artikulli paraprakNga mbipesha deri tek alergjitë, zgjidhja e problemit qëndron tek loja e fëmijëve në natyrë
Artikulli i rradhës Agresioni tek fëmijët:Si ndodh dhe çfarë duhet bërë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.