Jeni përpjekur shumë të ndiqni një dietë strikte, kaloni orë në fitnes, zgjoheni herët dhe flini herët dhe mundoheni shumë që të humbni peshë. Ndërkohë, disa njerëz thjeshtë nuk mund të humbin peshë për shkak të metabolizmit të tyre.
Për disa njerëz, duke qëndruar natën deri vonë, duke u ushqyer me gjërat që dëshirojnë dhe duke mos qenë aktivë mund të jetë kënaqësi. Por, për ju ky lloj jetese mund të jetë një fatkeqësi dhe të shkatërroni trupin tuaj.
Njerëzit që kanë metabolizëm të shpejtë mund të djegin më shpejt kaloritë e fituara dhe kjo bënë që ata të mos shtojnë peshë.
Ju e urreni kafen
Nëse nuk pini kafe në mëngjes ju e humbni mundërinë për ta shpejtuar metabolizmin tuaj. kafeina luan një rol kyç në normalizmin e metabolizmit tuaj.
Ushtrimet kardio
Disa thonë se ata që djersitin shumë gjatë ushtrimeve ndikon që të humbasin peshë më shumë. Kjo mund të ndihmojë por stërvitjet kardio mund të shkatërrojnë metabolizmin tuaj.
Kaloritë e ulëta
Shumë njerëz besojnë se një dietë me pak kalori mund të ndihmojë në reduktimin e peshës. Megjithatë, një hulumtim sugjeroi se sasitë e vogëla të kalorive në trup mund të dëmtojnë metabolizmin.
Një dietë me kalori të ulët mund të ndikojë në lepatinën hormonale që dërgon sinjale në tru kur të ndaloni të hani. Mungesa e laptinës kontribon në trashje.
Mungesa e gjumit
Duke fjetur mjaftueshëm e dijmë prej shumë kohësh që ndihmon në parandalimin e shtimit të peshës. Hulumtimet e mëparshme tregojnë se gjumi i keq mund të çojë në një shkallë të ngadaltë metabolike dhe rrezik më të lartë të diabetit dhe obezitetit.
Gut bakteret
Shtoni prebiotikë në dietën tuaj për të shkaktuar disa baktere të holla të zorrëve. Mjedra, boronica dhe kafja ofrojnë polifenole që mund të ndihmojnë në nxitjen e metabolizmit. Fruta të tjera me fibra gjithashtu mund të ndihmojnë./GazetaShneta/