Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Metformina mund të zvogëlojë efektet pozitive të ushtrimeve në zemër dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës

Jetë 17/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, rreth një në nëntë të rritur në botë ka diabet, dhe 90% e rasteve janë të tipit 2. Ndërsa nuk ka një kurë për këtë formë të diabetit, gjendja mund të menaxhohet përmes stilit të shëndetshëm të jetesës – përfshirë aktivitetin fizik – dhe përmes medikamenteve.

Metformina, e miratuar nga FDA në vitin 1994, konsiderohet trajtimi i parë për diabetin e tipit 2 dhe përdoret gjerësisht në mbarë botën, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Si ushtrimet fizike, ashtu edhe metformina dihet se rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ofrojnë mbrojtje të rëndësishme për shëndetin metabolik dhe kardiovaskular. Megjithatë, studiuesit ende po përpiqen të kuptojnë nëse këto dy qasje funksionojnë harmonikisht kur kombinohen.

Profesori Steven Malin nga Universiteti Rutgers shpjegon se kjo është me rëndësi, pasi shumica e pacientëve këshillohen të marrin metforminë dhe të ushtrohen rregullisht.

Por studimi i ri që ai drejtoi, i botuar në “The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, sugjeron se metformina mund të zbehë disa nga përmirësimet që sjell zakonisht aktiviteti fizik.

Konkretisht, rezultatet tregojnë se metformina mund të kufizojë rritjen e funksionit të enëve të gjakut dhe kontrollin e sheqerit në gjak që zakonisht vërehen tek personat që stërviten rregullisht. Kjo do të thotë se edhe pse ushtrimet mbeten thelbësore për menaxhimin e diabetit të tipit 2, ndërveprimi i tyre me metforminën mund të mos jetë gjithmonë optimal.

Studiuesit theksojnë nevojën për kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë se si duhet balancuar trajtimi me metforminë dhe programet e aktivitetit fizik, në mënyrë që pacientët të përfitojnë maksimalisht nga të dyja. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKy është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme
Artikulli i rradhës Ushtarët e “Bondsteel” iu bashkuan endokrinologes në luftën kundër Diabetit

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.