Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Metformina mund të ndihmojë në parandalimin e COVID-it të zgjatur

Jetë 10/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se një e treta e personave që kanë kaluar infeksionin me COVID-19 zhvillojnë të ashtuquajturin “COVID i zgjatur”, një gjendje kronike që zgjat të paktën tre muaj pas infektimit fillestar. Aktualisht nuk ekziston një kurë specifike për COVID-in e zgjatur dhe vaksinimi kundër kësaj sëmundje konsiderohet mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga kjo gjendje.

Sipas një punimi të ri shkencor, marrja e një ilaçi të zakonshëm për diabetin, metformina, gjatë ose menjëherë pas infektimit me virusin SARS-CoV-2, mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të COVID-it të zgjatur. Ky virus është shkaktari kryesor i sëmundjes COVID-19.

COVID-i i zgjatur shoqërohet me simptoma të ndryshme, si lodhje ekstreme, mjegullim mendor (brain fog), probleme me frymëmarrjen, rrahje të shpejta të zemrës, si dhe dhimbje të kyçeve dhe muskujve, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studime të mëparshme tregojnë se kjo gjendje mund të çojë në komplikacione serioze shëndetësore, përfshirë sindromën e takikardisë posturale (POTS), goditje në tru, fibromialgji, çrregullime ankthi, sindromën e lodhjes kronike dhe sëmundje kronike të veshkave.

Trajtimi i COVID-it të zgjatur fokusohet kryesisht në menaxhimin e simptomave, mbështetjen e shëndetit mendor dhe terapi të ndryshme fizike ose respiratore. Për shkak se kushdo mund ta zhvillojë këtë gjendje, vaksinimi mbetet masa kryesore parandaluese.

Studimi i botuar në revistën “Clinical Infectious Diseases”, bazohet në të dhëna nga prova klinike të randomizuara dhe regjistra elektronikë shëndetësorë.

Sipas studiuesve, mekanizmat e veprimit të metforminës kanë treguar më herët se mund të ulin ngarkesën virale të disa viruseve, çka e bën atë një kandidate premtuese edhe për SARS-CoV-2.

Për më tepër, metformina njihet për tolerancë të mirë, kosto të ulët dhe siguri të lartë, duke përfshirë edhe përdorimin te gratë shtatzëna. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIntelegjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjes së valvulave të zemrës
Artikulli i rradhës Ndërtimi i spitalit të Gjinekologjisë, Osmani: Investimi nga Emiratet do të ketë impakt të jashtëzakonshëm

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.