Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Migrena, studimet e fundit tregojnë efikasitetin e ilaçit që s’e keni dëgjuar ende

Jetë 12/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë takimit vjetor të American Headache Society të zhvilluar në Boston, Novartis paraqiti një analizë që dëshmonte efikasitetin e erenumab (AMG 334) te pacientët të cilët vuajnë për më shumë se 15 ditë në muaj nga migrena.
Studimi ka vlerësuar reduktimin e ditëve me migrenë dhe përqindjen e pacientëve që i janë përgjigjur trajtimit me erenumab.

Çfarë është Ernumabi?

Erenumab është një antitrup monoklonal, plotësisht human i projektuar specifikisht për të bllokuar në mënyrë selektive dhe të fuqishme receptorin e peptidit të lidhur me gjenin e kalcitoninës, CGRP, i cili mendohet se mund të ketë një rol kyç në ndërmjetësimin e dhimbjes paralizuese të migrenës.

Përdorimi eksesiv i barnave për t’u çliruar nga kjo dhimbje e fortë është i zakonshëm mes personave që vuajnë nga migrena. Ata, vazhdojnë të përdorin një sasi gjithnjë e më të madhe barnash specifike duke kërkuar dëshpërimisht që të kontrollojnë simptomat. 48% e pacientëve të regjistruar në studimin klinik me erenumab për parandalimin e migrenës kronike kishin një histori të kohëve të fundit të përdorimit eksesiv të barnave. Edhe në këtë popullatë pacientësh të vështirë për t’u trajtuar, erenumab ka treguar përfitime domethënëse, shkruan Doktor33, transmeton Gazeta Shneta.

Dy dozat e erenumab, 70 mg dhe 140 mg kanë treguar në fakt, një reduktim domethënës të numrit të ditëve me migrenë gjatë një muaji, me një mesatare prej – 6.6 ditë krahasuar me fillimin.

“Migrena është një nga sëmundjet neurologjike me efektin më paralizues, por shpesh është e pakuptuar ose e papërfillur, ndonëse ka efekte shkatërruese në jetën personale dhe profesionale të pacientëve, – deklaron Vasant Narasimhan, Global Head Drug Development dhe Chief Medical Officer në Novartis, i cili shton:  –  Me erenumab jemi vetëm një hap larg objektivit, pra ofrimit të një terapie parandaluese efikase dhe të toleruar mirë, e cila do t’iu vijë në ndihmë pacientëve për t’iu rikthyer jetës normale”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKujdes! Këto pije po e mashtrojnë trurin tuaj, për t’iu dëmtuar
Artikulli i rradhës Rreziku nga depresioni rritet nga tableta kontraceptive, thonë ekspertët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.