Mijëra njerëz sot kanë dalë në plazhet e Bournemouth në Angli për shkak të temperaturave të larta.
Por kjo ngjarje ka tronditur ekspertët dhe zyrtarët e shtetit, duke e konsideruar si një “incident të madh” për shkak të pandemisë Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
Mijëra njerëz janë grumbulluar në plazhe duke mos respektuar distancën, dhe duke rrezikuar njëri-tjetrin nga infeksioni me koronavirus.
“Jemi absolutisht të tmerruar me këto pamje në plazhet tona, sidomos në Bournemouth dhe Sandbanks në 24 dhe 48 orët e fundit. Papërgjegjësia e qyetatërve është tronditëse. Kemi bërë përpjekje me të gjitha kapacitetet tona për të mbajtur njerëzit e sigurt, por ka qenë e pamundur dhe nuk na mbetet tjetër veçse të shpallim një ‘incident të madh’ dhe të fillohet një reagim urgjent”, ka deklaruar Vikki Slade, kryetar i Këshillit në Bournemouth.
Përgjegjësit për respektimin e rekomandimeve kanë mbetur të papërfillshëm për shkak të turmës së madhe të njerëzve që kanë dal në plazh.
Britania e Madhe është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, ku deri më tani janë infektuar mbi 300 mijë njerëz dhe mbi 43 mijë viktima. /Gazeta Shneta/