Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mijëra palestinezë po kthehen në shtëpitë e tyre në Qytetin e Gazës

Lajme 11/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mijëra palestinezë kanë filluar ecjen e gjatë nga jugu i Gazës drejt Qytetit të Gazës, pasi armëpushimi hyri në fuqi në enklavë të premten, edhe pse zona është shndërruar në rrënoja gjatë dy viteve të fundit ku nuk ka infrastrukturë, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.

Mijëra palestinezë që po rikthehen ne Qytetin e Gazës e gjetën qytetin e tyre të shtrirë në rrënoja. Pothuajse e gjithë popullsia e Gazës veriore ishte zhvendosur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe zona është shndërruar në rrënoja gjatë dy viteve të fundit ku nuk ka kushte bazike për jetesë me infrastrukturë të shkatërruar pa energji elektrike dhe ujë.

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite tha se njerëzve u lejohej të lëviznin nga jugu në veri nëpërmjet rrugës bregdetare Al-Rashid dhe rrugës Salah al-Din në qendër të Rripit të Gazës, shkruan Reuters transmeton Gazeta Shneta.

Ndërsa Izraeli i detyroi shumicën e banorëve të Gazës veriore të largoheshin nga zona në fillim të luftës, ai lejoi për një kohë të shkurtër njerëzit të ktheheshin në disa pjesë gjatë armëpushimit të fundit në janar.

Por ky kthim në shtëpi ishte jetëshkurtër për shumicën, pasi Izraeli urdhëroi përsëri një evakuim të plotë të Qytetit të Gazës në fillim të shtatorit, përpara një pushtimi tokësor në qytet.

Forca Izraelite ka thënë në atë kohë se 640 mijë njerëz ishin larguar nga qyteti pas urdhrit të evakuimit. Ky numër përfaqësonte rreth 90% të popullsisë së Qytetit të Gazës para luftës.

Situata në Qytetin e Gazës ishte kritike edhe para asaj ofensive tokësore, pa spitale plotësisht funksionale dhe me pak vende për strehim.

Të premten, ekipet mjekësore nga spitali Al Rantisi në Qytetin e Gazës u kthyen në objekt për ta gjetur atë plotësisht të shkatërruar. Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore, një iniciativë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, tha se uria e kaploi Qytetin e Gazës në gusht dhe që atëherë është përhapur në pjesën tjetër të Rripit.

Ushtria izraelite tha të premten se një armëpushim ishte tani në fuqi në Gaza, me forcat që tërhiqeshin në përputhje me planin që u miratua nga qeveria izraelite.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, një periudhë 72-orëshe për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi filloi të premten. Gati 2,000 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë në Izrael do të lirohen gjithashtu si pjesë e marrëveshjes.

Artikulli paraprakPresidentja Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë
Artikulli i rradhës Studim: Personat me ADHD mund të jenë më krijues sepse lejojnë mendjen të endet më lirshëm

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.