Një studim i ri ka zbuluar se personat me çrregullim të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) shpesh janë më kreativë, dhe kjo lidhet me prirjen e tyre për të lënë mendjen të endet.
Kërkimi, i prezantuar në Kongresin e ECNP në Amsterdam, ka përfshirë 750 pjesëmarrës nga Evropa dhe Britania e Madhe.
Studiuesit kanë vërejtur se sa më shumë simptoma të ADHD-së të ketë një person, aq më shumë priret të mendojë në mënyrë të lirë e krijuese, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Sipas autorit kryesor të studimit, Dr. Han Fang nga Universiteti Mjekësor Radboud, “mendja që endet” mund të jetë burim kreativiteti, pasi i lejon individit të krijojë lidhje të reja ndërmjet ideve.
Studiuesit shpjegojnë se ekzistojnë dy lloje të endjes së mendjes:
Spontane, kur personi humbet përqendrimin pa e vërejtur.
E qëllimshme, kur dikush lejon vetveten të mendojë lirshëm për ide të reja.
Të dyja këto forma, sidomos e dyta, duket se luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e kreativitetit te personat me ADHD./Gazeta Shneta/


