Një studim i ri nga Wellcome Sanger Institute dhe UCL tregon se përbërja e baktereve në zorrët e foshnjave në javën e parë të jetës lidhet me rrezikun më të ulët për infeksione virale të traktit respirator në dy vitet e para.
Foshnjat e lindura natyrshëm që kishin më shumë baktere të dobishme si Bifidobacterium longum kishin më pak gjasa të shtroheshin në spital për shkak të këtyre infeksioneve, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, më i madhi i këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar, sugjeron se mikrobioma e hershme mund të ketë rol mbrojtës.
Edhe pse rezultatet janë vëzhguese dhe kërkojnë studime të mëtejshme, ato hapin rrugën për zhvillimin e probiotikëve për foshnja që mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të hershme./Gazeta Shneta/


