Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mikroplastika mund të kontribuojnë në bllokimin e arterieve

Jetë 25/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mikroplastikat mund të kontribuojnë në bllokimin e arterieve, duke rritur rrezikun për sulm në zemër ose tru, zbulon një studim i ri.

Pllakat yndyrore në arteriet e qafës mund të përmbajnë më shumë se 50 herë mikroplastika sesa arteriet që nuk kanë pllaka, raportuan Shoqata Amerikane e Zemrës, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Këto nivele të grimcave plastike ishin edhe më të larta tek pacientët që kishin përjetuar më parë një sulm në tru, një mini-sulm ose humbje të përkohshme të shikimit për shkak të bllokimit të enëve të gjakut, sipas studiuesve.

“Këto lloje plastikash gjenden zakonisht në mjedis, veçanërisht në grumbujt e mbeturinave plastike në oqeane. Gjatë shumë viteve, këto plastika shpërbëhen, përzihen me tokën dhe ujin dhe mund të grumbullohen në zinxhirin ushqimor,” tha udhëheqësi i studimit, Dr. Ross Clark, kirurg vaskular dhe shkencëtar në Universitetin e Nju Mexico në Albuquerque.

“Shumë njerëz mendojnë se mikroplastikat dhe nanoplastikat vijnë kryesisht nga përdorimi i enëve plastike, dërrasave të prerjes, ambalazheve, shisheve të ujit dhe sendeve të tjera plastike,” vazhdoi ai. “Megjithatë, burimi kryesor është ushqimi dhe uji që hamë dhe pimë.”

Nanoplastikat janë grimca plastike më të vogla se 1,000 nanometra në përmasa, të padukshme për syrin e njeriut. Për krahasim, një fije floku e njeriut është 50,000 deri në 80,000 nanometra e gjerë.

Gjetjet e paraqitura në takime mjekësore duhet të konsiderohen paraprake derisa të publikohen në një revistë shkencore me shqyrtim të kolegëve. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShënohet Dita Botërore e Malaries
Artikulli i rradhës LAJMI I FUNDIT: Dështoi sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.