Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Beqaj thotë se është rritur besimi në Shëndetësinë shqiptare (Video)

Lajme 22/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një në dy shqiptarë besojnë në Shërbimin Shëndetësor Publik. Këto janë të dhënat e një sondazhi bazuar në opinionin publik për vitin 2015, i cili për ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj është viti i parë kur shpenzimet publike kanë kaluar më shumë se gjysmën e shpenzimeve të bëra nga familjet shqiptare.

“Besimi i shqiptarëve te shëndetësia publike është 50%. Në pamje të parë nuk është shifër pozitive, që do të thotë një në dy shqiptarë nuk kanë besim te shëndetësia publike. Por në dhjetor të vitit 2013 kemi qenë 30%, që do të thotë se në 3 vite jemi rritur nga një në 3 shqiptarë që na besonin, në një në dy shqiptarë”, tha ministri Beqaj, raporton Top Channel, transmeton Gazeta Shneta.

Ministria e Shëndetësisë ka nisur një projekt për të llogaritur kostot reale të shërbimit shëndetësor sipas diagnozës. Ndonëse deri më tani dihet se, sa është realisht kostoja e një dialize, apo koronarografie, tanimë do të përllogaritet sesa kushton një analizë në laborator, e më pas një ndërhyrje kirurgjikale.

“Ne do të jemi në gjendje të kuptojmë realisht sa kushton në rastin konkret kujdesi spitalor në Shqipëri. Në spitalet universitare të Tiranës ankohen që spitalet rajonale i sjellin të gjitha gjërat në Tiranë, ndërkohë që në fund të fundit 3 milionë shqiptarë jemi, dimë çfarë demografie kemi, dimë dhe çfarë profili epidemiologjik kemi”, tha Beqaj.

Gjatë vitit 2016 u plotësuan 75% e nevojave për ndërhyrje miniinvazive kardiologjike me financim publik, ku edhe në institucionet private shteti pagoi të njëjtën kosto sikur ndërhyrja të ishte bërë në spital publik. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKjo është formula shkencore se si mund ta përcaktoni gjininë e bebes
Artikulli i rradhës Sërish aksident me fatalitet në Shqipëri

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.