Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është formula shkencore se si mund ta përcaktoni gjininë e bebes

Këshilla për shtatzëna 22/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sigurisht që kryesorja është të kemi një fëmijë me shëndet të mirë. Por jemi vetëm njerëz dhe është e pashmangshme të dëshirojmë fëmijën me një gjini të caktuar.

Kështu edhe urojmë: “Me një djalë!” apo “Me një vajzë!” Por si të bëjmë fëmijë me gjininë e dëshiruar?

Shkencëtarët anglezë (në Nottingham) kanë bërë një zbulim surprizë. Mamatë që hanë vetëm ushqime vegjetariane në jetën e përditshme, lindin vajza më shpesh. Është provuar gjithashtu edhe shkencërisht që ushqimi ndikon në gjininë e fëmijës.

Shkencëtarja Pauline Hudson në revistën “Family&Co” thotë se është provuar gjithashtu edhe e kundërta, nëse organizmi i nënës merr më shumë magnez, kalcium dhe kalium se zakonisht dhe mamatë hanë më shumë mish, ato lindin djalë. Doktor Lendram Shetl (SHBA) në vitin 1984 ka shkruar një libër “Si të zgjedhësh seksin e fëmijës?”.

Ai shqyrtoi kromozomet X (të femrave), që janë më të mëdha dhe më të forta se kromozomet Y (të meshkujve), por më të ngadaltë, dhe arriti në përfundim se, që të bësh fëmijë me seksin e dëshiruar, është shumë e rëndësishme të bësh dashuri në ca ditë të veçanta të ciklit të menstruacioneve: nëse prindërit bëjnë dashuri disa ditë përpara ose disa ditë pas ovulacionit (shkëputje e vezës), do të dalë në dritë një djalë, sepse spermatozoidet e kromozomeve Y do të jenë të parët që arrijnë në vezën qelizave.

Ndërsa nëse ata kanë bërë dashuri përgjatë të gjithë pjesës tjetër të ciklit, ka shumë mundësi të lindin vajzë, sepse spermatozoidet e kromozomeve X do të jenë të parët që arrijnë në vezën qelizë. Ja pse doktor Shetl këshillon: “Nëse dëshironi të keni një djalë, bëni dashuri dy-tri ditë pas ovulacionit, kurse që të keni një vajzë, në çfarëdolloj dite, deri në ditën e tretë përpara ovulacionit. Shkencëtarët nënvizojnë se seksi i fëmijës varet edhe nga fakti nëse gruaja ka pasur orgazëm.

Gjatë orgazmës, mjedisi i vaginës bëhet më alkalin dhe më i volitshëm për të pasur një djalë. Nëse gruaja nuk ka pasur orgazëm, ka shumë mundësi të lindë vajzë.

Gjithashtu, në mënyrë që të bësh një djalë, babai duhet të veshë mbathje të shkurtra sportive, sepse kromozomet Y kanë probleme të mbijetojnë në nxehtësi. Çifti duhet të bëjë dashuri në temperaturën e dhomës. Por nëse babai do që të ketë një vajzë, këshillohet që ai të bëjë një dush të ngrohtë përpara se të bëjë dashuri.

Edhe një këshillë tjetër për ata që duan të bëjnë një djalë, përpara se të bëni dashuri, babai duhet të pijë një kafe turke, sepse ajo stimulon kromozomet Y. Disa vite më parë, një metodë e quajtur “MikroSort” u zbulua në një institut gjenetik (USA, Virginy).

Në këtë metodë doktorët arritën të ndajnë kromozomet X nga ato Y. Shkencëtarët shpallin se në 90% të rasteve ata kanë sukses të bëjnë vajza, por vetëm 73% për të bërë djalë. Metoda “MikroSort” zhvillohet kështu: një mostër e spermës trajtohet me përzierje kimike të veçanta në mënyrë që të gjendet se cilat janë kromozomet X dhe cilat janë Y.

Pas kësaj shkencëtarët nëpërmjet lazerit ndajnë kromozomet X nga Y, dhe nëna fekondohet artificialisht me spermatozoidet e dëshiruar.

Artikulli paraprakFoshnja ia shpëton jetën nënës së prekur nga kanceri në gji (Video)
Artikulli i rradhës Ministri Beqaj thotë se është rritur besimi në Shëndetësinë shqiptare (Video)

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.