Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Ismaili nuk shkon në Komision, deputetët japin disa vërejtje për SHSKUK-në

Lajme 07/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Basri Sejdiu, ka raportuar sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Pasqyrat Vjetore Financiare për vitin 2016.

Në Komision ishte ftuar edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, por i njëjti mungoi dhe në vend të tij u paraqit Ud. i Sekretarit të Përgjithshëm. Kryesuesi i Komisionit, deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, tha se janë vetëm bartësit e institucioneve që mund të raportojnë dhe kësisoj raportimi për MSH-në u shty për një ditë tjetër.

Deputetët kanë dhënë disa vërejtje për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, kryesisht të bazuara në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, shkruan Gazeta Shneta.

Deputeti Mërgim Lushtaku theksoi se SHSKUK ka bërë servisimin e pajisjeve në vlerë mbi 1 milion euro, para këto të dedikuara për investime kapitale.

Ai shtoi se SHSKUK ka realizuar nivel të ulët të rekomandimeve të ZKA-së, kur ka përmbushur vetëm 2 sosh.

Lushtaku shtoi tutje se ky institucion ka mangësi në menaxhimin e kujdestarive, mbajtjen e pozitave udhëheqëse me ushtrues detyre tash e dy vite, si dhe avancimin e stafit me koeficient pa i futur fare në procedurat e konkursit.

Deputetët e VV-së, Shqipe Pantina dhe Faton Topalli, ngritën dyshime për keqpërdorimin e barnave, në mungesë të evidentimit të tyre dhe përgjegjësisë së zyrtarëve.

Pantina theksoi se në QKUK mjekët iu përshkruajnë pacientëve barna për blerje, të cilat janë në Listën Esenciale. Ajo kërkoi më shumë përgjegjësi për evidentimin e stokut të barnave, që sipas saj, nuk dihet nëse barnat shkojnë deri tek pacientët.

Dr. Basri Sejdiu, Ud i drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, tha se janë duke punuar që t’i përmbushin rekomandimet e Auditorit, si dhe të evitojnë mangësitë e gjetura.

Ai tha se buxheti për servisimin e pajisjeve është kategorizuar si investim kapital dhe për këtë kanë dhënë vërejtjet e tyre tek Auditori për Ministrinë e Financave.

Sejdiu poashtu tha se mungesa e Sistemit të Informimit Shëndetësor ka bërë që evidentimi i barnave të bëhet në mënyrë manuale, gjë që mund të shkaktojë dyshime për keqpërdorime apo mungesë menaxhimi.

Dyshimet mbi keqpërdorimin e barnave u bënë shkak për grindjen ndërmjet deputetes Pantina dhe Avdullah Hotit nga LDK. Ky i fundit kërkoi nga deputetja e VV-së që të mos hedh akuza të pabazuara në drejtim të menaxhmentit të SHSKUK-së, pasi sipas tij ata po raportonin për financa.

Pantina reagoi duke kërkuar nga Hoti që t’i disiplinojë deputetët e partisë së tij dhe të respektojë mendimin e kolegëve nga partitë tjera. Ajo poashtua ia rikujtoi se nuk është më ministër në Qeveri, që t’iu dal në mbrojtje institucioneve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA po rritet numri i prindërve që refuzojnë t’u japin vaksinat fëmijëve të tyre?
Artikulli i rradhës Këshillat që duhet t’i dini rreth ndërrimit të pelenave

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.