Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka dënuar gjuhën e përdorur nga kirurgu prizrenas Rrahim Ymeri në drejtim të një pacienteje që po rëkonte nga dhimbjet.
Ministri ka reaguar ashpër, në mënyrën e tij, duke thënë ndër të tjera se pacienti dhe sistemi duhet të mbrohet nga të gjithë, shkruan Gazeta Shneta.
Megjithatë, ai nuk ka njoftuar nëse ka marrë ndonjë hap konkret në marrjen e masave nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit apo Shërbimi Spitalor Klinik Universtar i Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
“Gjuha e tillë e përdorur nga kirurgu në Siptalin e Prizrenit ndaj pacientes në dhimbje është e papranueshme. Kjo thyen besimin e qytetarëve dhe i hedhë hije të keqe tërë sistemit shëndetësor. Pacienti dhe sistemi shëndetësor duhet të mbrohet nga të gjithë që e keqpërdorin besimin tonë, fyejnë pacientin dhe vet profesionin e mjekut. Merrni masa sonte. Nesër është vonë.”/Gazeta Shneta/