Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu nga Prizreni fyen e kërcënon pacienten me dhimbje

Lajme 05/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Si pasojë e dhimbjeve të mëdha të barkut, pacientes me inicialet V.Q iu desh që të kërkonte ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

Këto dhimbje u konstatua se kanë ardhur nga sëmundja e ‘Apendesit’ apo njohur ndryshe si ‘Zorra Qorre’.

Për t’u futur në operacion, pacientes iu desh të duronte dhimbjet për disa orë, pasi kirurgu i cili gjendej në atë kohë në Klinikën Kirurgjike nuk pranonte ta operonte, e gjithë kjo sipas pacientes dhe familjarëve të saj, në kërkim të parave.

Familjarët e pacientes thonë për Indeksonline se u detyruan që t’i jepnin doktorit në fjalë 200 euro, si mundësi për t’u futur në operim.

Përderisa pacientja po rënkonte nga dhimbjet e mëdha, sipas familjarëve britma e pacientes ishte pengesë për doktor Ymerin.

Gjersa pacientja dëgjohet duke qajtur nga dhimbjet, në audion e siguruar nga Indeksonline dëgjohet doktori duke ofenduar me fjalë të ndryshme, ndërsa në një moment e quan atë edhe idiote.

“Punë e madhe që ke dhimbje , mos më shurdho shumë, mos u bë idiote, shuj. Ik aty majmun, se po ta dho një shuplakë. Stë vjen marre , shuj, mbylle gojën, mbylle”, ishin vetëm disa prej fjalëve që doktori i tha pacientes.

Dikush që qëndronte në dhomën e njëjtë nuk ka hezituar që të incizojë atë përderisa po ofendonte pacienten V.Q.

Portali ka kontaktuar edhe kirurgun në Spitalin e Prizrenit, Rrahim Ymeri. Ai ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se janë pallavra.

“Çfarë video bre s’ka unë jam i moshuar po çfarë video. Pallavra janë ato , pallavra”, ishin fjalët e doktorit i cili fliste me zë të lartë dhe në fund e mbylli telefonin.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/2085062684948721/

Artikulli paraprakPolicia bastisë ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti, dyshohet për abort të paligjshëm
Artikulli i rradhës Ministri kërkon ‘llajka’ për ndërmarrjen e masave ndaj kirurgut nga Prizreni

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.