Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Latifi iu ndan mirënjohje përfaqësuesve të institucioneve të cilët kontribuuan në vaksinimin kundër Covid-19

Lajme 19/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ndau sot mirënjohje për përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme në Kosovë, përfshirë edhe misione ndërkombëtare, të cilat kontribuuan drejtpërdrejt në procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

“Pa angazhimin dhe ndërveprimin e mirë midis të gjitha institucioneve të përfshira në vaksinimin kundër COVID-19, rezultatet do të ishin ndryshe dhe jo këto që bëjnë që Kosova të jetë një tregim suksesi sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, përkundër fillimit të vonshëm dhe sfidave të shumta që e kanë shoqëruar këtë proces, tha ministri Latifi.

Ai tërhoqi vëmendjen se pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar dhe kërkoi nga të gjitha institucionet që të vazhdojnë me punë për të bindur sa më shumë qytetarë që të vaksinohen me dozën e parë dhe të dytë, ndërsa ata që i kanë marrë nga dy doza, ta marrin edhe dozën e tretë apo përforcuese.

“Ka ende qytetarë që nuk janë vaksinuar apo hezitojnë ta bëjnë këtë, por ne u themi që të vaksinohen, sepse kështu do ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve”, tha Ministri Latifi.

Mirënjohjet iu ndan disa institucioneve përfshirë Policinë e Kosovës, stacionin e Jugut në Prishtinë i cili udhëhiqet nga Major Vjollca Hoti. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKuvendi i Kosovës ka miratuar sot katër projektligje në shëndetësi
Artikulli i rradhës Mungesa e barnave, Kodra: 70% blejnë qytetarët e 30% i mbulon ministria

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.