Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e barnave, Kodra: 70% blejnë qytetarët e 30% i mbulon ministria

Lajme 19/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e barnave ka qenë çdo herë sfidë për pacientët në të gjitha institucionet shëndetësore publike, por edhe për personelin shëndetësorë.
Institucionet shëndetësore në vend asnjëherë nuk kanë qenë të furnizuara 100 përqind me barna nga Lista Esenciale e Barnave si dhe materialeve shpenzuese ndonëse premtime janë dhënë nga secila qeveri.

Kujdesi Parësorë Shëndetësore, Spitalet Rajonale dhe Klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk janë të furnizuara me materialet më elementare, duke përfshirë jodin, penjt kirurgjikal, infuzionet, shpatulla druri e gjilpërat e në anën tjetër nga Ministria e Shëndetësisë thonë se furnizimi me barna është arritur deri në 70 përqind ndërsa për materiale shpenzuese deri në 85 përqind.

Duke u nisur nga fakti që qytetarët vazhdojnë të blejnë barna, anëtari i Shoqatës së Pacientëve, Muhamedali Kodra, ngrit dyshimet nëse furnizimi është bërë deri në 70 përqind, ashtu siç thonë nga ministria.

“Dilema është se sa përqind është plotësuar ajo listë. Ministria po pretendon se po i plotëson nevojat rreth 70% por ne i kemi dyshimet tona. Duke u nisur nga fakti se sa barna blejnë qytetarët, ne dyshojmë që rezultati është invers: 70% blejnë qytetarët e 30% i mbulon ministria. Nëse jo edhe më keq”, u shpreh ai në një prononcim për Gazetën Shneta.

Ndërsa për të dal nga gjithë kjo situatë ai thotë se institucionet shëndetësore në vend duhet të pavarësohen pasi që, sipas tij, nuk është gjë e duhur që institucionet të varen nga të tjerët për të ofruar shërbime shëndetësore.

“Dalja nga kjo gjendje është reforma. Decentralizimi dhe pavarësimi i institucioneve shëndetësore. Institucionet shëndetësore duhet të pavarësohen dhe duhet t’i marrin përgjegjësitë që u takojnë për të ofruar shërbime të kompletuara gjegjësisht të integruara për qytetarët dhe të paguhen sipas shërbimeve që ata i ofrojnë”, tregon ai./Gazeta Shneta/

Të dëshpëruar me shtetin: Prindërit me kredi blejnë barna për fëmijët e tyre të prekur nga Fibroza Cistike

Artikulli paraprakMinistri Latifi iu ndan mirënjohje përfaqësuesve të institucioneve të cilët kontribuuan në vaksinimin kundër Covid-19
Artikulli i rradhës Diabeti: Ngrënia e tepërt e këtyre tre frutave mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.