Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka deklaruar pasurin e tij në Agjencionin kundër Korrupsion.
Sipas deklarimit të tij ai posedon një shtëpi me 1 mijë e 600 metra katror në një vlerë 1 milion e 500 mijë euro të blerë në vitin 2016. Ministri gjithashtu ka dy shtëpi pushimi, njëra në vlerë 600 mijë euro ndërsa tjetra 450 mijë euro si dhe një banesë në vlerë 130 mijë euro, për të cilat ka deklaruar se janë blerë përmes kredive bankare në Amerikë. Ndërsa banesën në vlerë 130 mijë euro Latifi ka deklaruar se e ka blerë përmes të ardhurave nga puna.
Pasuri të palujtshme Latifi ka edhe një oborr 1,30 hektar në vlerë 30 mijë euro, për të cilën ka deklaruar se është pronë familjare.
Në anën tjetër, tek të dhënat e tjera, Ministria ka deklaruar se ka tokë 215 ari në zonën kadastrale në Graqanicë në vlerë 1,5 milion e për të cilat thotë se kanë qenë investime për gjatë katër viteve, 2008- 2012 dhe janë në emrin e motrës së tij.
Ministri përveç shtëpive e tokave ka edhe katër vetura, më të lirën në vlerë 28 mijë euro e për të cilat ka deklaruar se janë blerë nga të ardhurat në Amerikë.
Sa i përketë kursimeve, ai ka 100 mijë euro para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare ndërsa ka kredi në vlerë rreth 1 milion euro. /Gazeta Shneta/