Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se mostra e dyshuar në Linë e Majmunëve ka rezultuar negative.
Në javën e parë të këtij muaji një pacient nga Dragashi ishtë dërguar në Klinikën Infektive pas dyshimit se i njejti ishte prekur nga Lija e Majmunëve. IKShPK pati dërguar mostrën për analiz laboratorike në Holand dhe sipas njoftimit të këtij laboratori mostra ka rezultuar negative.
“IKShPK është njoftuar sot nga laboratorët respektiv të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga Lia e Majmunëve”, thuhet në komunikatën për media.
MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.
Lija e Majmunëve ka prekur shumë vende të botës mirëpo sipas IKShPK-së asnjëherë në Kosovë nuk ka pasur raste të infektimit me Linë e Majmunëve. /Gazeta Shneta/