Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Latifi paralajmëron ndryshime në Statutin e QKUK-së për qendrat e ekselencës

Lajme 04/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri Rifat Latifi ka thënë se janë krijuar grupet punuese për ndryshimet në statutin e SHSKUK-së dhe QKUK-së për krijimin e 14 qendrave të ekselencës.

Latifi ka vizituar sot bllokun kirurgjik në QKUK ku është takuar me kirurgët e përgjithshëm dhe kirurgët plastik. Sipas njoftimit të MSH-së, Latifi ka thënë se gjashtë nga 14 qendrat e ekselencës lidhen me kirurgjinë siç janë: traumës dhe kirurgjisë akute dhe e emergjencës, e djegieve dhe plagëve akute dhe kronike, qendra e integruar e shëndetit të gjirit, qendra e integruar onkologjike, qendra e kirurgjisë minimale dhe laparoskopike, dhe ajo e simulimit dhe edukimit teknologjik, së bashku me laboratorin, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit, kirurgët i kanë kërkuar ministrit të ndryshohet struktura organizative në QKUK, e me këtë rast ai ka thënë se janë duke punuar për ndryshimin e statutit të SHSKUK-së dhe QKUK-së.

Lexoni njoftimin e plotë:

Në kuadër të vizitave të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe të gjitha njësive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë së Përgjiithshme dhe Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe të Rekonstruktimit, me ç’rast  u takua me stafin kirugjik.

Nga katërmbëdhjetë qendrat klinike të ekselencës, gjashtë janë drejtpërdrejtë të lidhura me këto dy klinika, nga të cilat do të trajnohen kirurgë të rinj apo kirurgelët e tashëm të cilët dëshirojnë të profilizohen me tej në fusha të ndryshme për të udhëhequr dhe punuar në këto qendra.

Ministri Latifi veçoi se këto qendra janë ajo e traumës dhe krirugjisë akute dhe e emërgjencës, e djegieve dhe plagëve akute dhe kronike, qendra e integruar e shëndetit të gjirit, qendra e integruar onkologjike, qendra e kirurgjisë minimale dhe laparoskopike, dhe ajo e simulimit dhe edukimit teknonologjik, së bashku me laboratorin.

“Të gjitha këto qendra kërkojnë investime të reja , por më se shumti riorganizim dhe manaxhim të ri, dhe dedikim të stafit dhe të menaxhmentit, drejtë krjimit të qendrave ekselente. Secila nga këto qendra kërkojnë edhe trajnim të ri, të strukturuar të stafit kirurgjik dhe specializime të reja, të cilat do fillojnë gjate kësaj vjeshte, dhe do të bëhen në mënyrë të rregullt vjetore, e jo në mënyrë sporadike dhe ad-hok”, tha në takim ministri Latifi.

Ministri Latifi kërkoi ndihmë nga të gjithë krirugët, që janë shtylla kryesore e çdo sistemi shëndetësor dhe potencoi se “vetëm me involvimin e tyre personal dhe angazhimin serioz e vizion të qartë të përgjithshëm për qeversisje të mirë për shëndetës, ku në qendër të vëmendjes është pacienti, por edhe mirëqenia  e gjithë personelit shëndetësor, ne do ta transformojmë shëndetësinë e Kosoves”.

Ministri Latifi dhe të gjithë kirugët kërkuan edhe ndryshime tjera organizative në QKUK, që tash e disa vite nuk ka udhëhqje të veçantë, por udhëhiqet nga drejtoria e SHKUK-së.

“Si instucioni më i rëndësishëm shëndetësor në Kosovë dhe i vetmi terciar, nuk është shumë e qartë se si kjo ka mbetur pa udhëheqje të dedikuar dhe  profesionale” theksoi ai, por shtoj se kjo “do të ndryshojë shumë shpejt, me ç’rast edhe konsolidimi i disa klinikave sikur janë ato krirugjike e të tjera do të bëhen me ndryshime të reja në statusin që është duke u përpunuar të SHSKUK dhe të QKUUK nga grupet punuese”.

Po ashtu, në këtë takim u diskutuan edhe aspekte tjera, sikurse sigurimet shëndetësore, fondi i sigurimit, gjetja e solucioneve kreative të një partneriti më të mirë, etj.

Më pastaj ministri Latifi vizitoi disa pacientë në kirugjinë plastike dhe disa fëmijë që kishin pësuar djegie, dhe të gjithë ishin në gjendje të mirë. Me këtë rast, ministri Latifi përgëzoi stafin krirugjik dhe infermerior për punën e tyre.

Të gjithë kirurgët u shprehën shumë të kënaqur për vizitën e kolegut të tyre, tash Ministër, dhe të

gatshëm të gjithë për bashkëpunim të ngushtë për transformimin e sistemit shëndetësor, sipas kësaj strategjie, e po ashtu edhe kthimin e dinjitetit të dikurshëm të kirurgjisë kosovare.

Artikulli paraprakNeurologu Visar Miftari trajton të gjitha çrregullimet neurologjike në KEG Clinic
Artikulli i rradhës Njihuni me rrezikun që mund të shkaktojë korioamniotisi gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme

29/01/2023 Lajme

IPK-ja: I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë Kosovë dyshohet se ka qëlluar vetën

29/01/2023 Lajme

Një viktimë dhe tre raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit

29/01/2023 Lajme

74 raste aktive me Covid në Kosovë

28/01/2023 Lajme

I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë kishte sulmuar edhe policinë

28/01/2023 Lajme

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

28/01/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.