Korioamniotis është një gjendje e cila prek zakonisht gratë shtatzëna dhe foshnjet e tyre.
Si një infeksion intrauterine baketrial, korioamniotis prej membranat e korionit dhe amnionit, duke përfshirë lëngun amniotik rreth foshnjes shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Zakonisht një infeksion bakterial e shkakton korioamnionin e i cili ndodhen në vaginë apo në zorrën e trashë.
Thyerja e parakohshme e membranave mund të shkaktojë që bakteret në vaginë të lëvizin në mitër. Sa më gjatë të jenë çarë membranat, aq më të larta janë shanset për një infeksion si korioamnioniti.
Kjo gjendje mund të dërgojë në një rrezik nënën, e cila mund të jetë lindje e parakohshme apo lindje përmes prerjes cezariane. Përvec kësaj, ajo mund të shkaktojë komplikime edhe për foshnjen si meningjiti ose pneumonia.
Ndër simptomat me të cilat shfaqet kjo gjendje janë ethet, shkarkimet vaginale, rritje e rrahjeve të zemrës për nënën dhe foshnjes, inflamacion vaginal për shkak të vaginozës bakteriale. /Gazeta Shneta/