Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Latifi: Për specializantët e rinj, anesteziologjia do të vihet në prioritet të theksuar

Lajme 02/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në konkrusin e radhës për specializantët e rinjë e i cili pritet të jetë këtë vit do të jenë pjesë edhe fusha e Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë me dije se gjatë këtij viti do të hapet konkursi për shkollim specialistik, me prioritet të theksuar për lëmin e Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv.

Madje, Kryetari i Shoqatës së këtyre profesionistëve shëndetësorë, Lulzim Emini, thotë se në shpalljen e radhës për pranimin e specializantëve të ri, për këtë profil duhet të jetë numër rekord.

Kjo për shkak se mungesa e këtij kuadrit është e theksuar dhe sipas profesionistëve po cilësohet si emergjencë kombëtare.

Derisa, pos anesteziologjisë me mjekim intensiv, hapësirë do të ketë edhe për kardiologjinë invazive, kardiokirurgjinë dhe lëmit që kanë të bëjnë me zhvillimin e shërbimeve të reja.

Ky konkurs do të përgatitet, pas miratimit të plotësim-ndryshimit të udhëzimit aktual për shkollim specialistik, ku siç thonë nga MSh këtu do të punojë edhe një ekspert amerikan.

Ndërkaq, kreu i OMK-së, Pleurat Sejdiu, shton se çështja e specializimeve duhet të rregullohet me ligjin e ri për shëndetësi dhe jo me udhëzim administrativ.

Sejdiu, mes tjerash, thekson se paraprakisht duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë e nevojave./ Klan Kosova.tv

Artikulli paraprakVaksinimi pas infektimit me Covid ndihmon në parandalimin e simptomave të gjata të virusit
Artikulli i rradhës 164 raste pozitive me Covid brenda 24 orëve të fundit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.