Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Latifi: Prioritet e kemi SISH-in, do t’i shohim edhe Bordet e agjencive të MSH-së

Lajme 08/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë (MSh) për vitin 2022 prioritet do ta ketë sistemi informativ shëndetësor, trajtimin e përgatitjen e specializantëve, si dhe bordet e institucioneve, kështu ka thënë ministri Rifat Latifi.

Megjithatë, ministri Latifi shtoi se është larguar edhe vetë nga Kosova për në Amerikë në mungesë të kushteve për specializim.

“Pse s’po më pyet mua pse kam ikur unë nga Kosova. Unë kam qenë në specializim në Ortopedi dhe nuk kisha mundësi të specializohem. Prandaj kam shkuar në Amerikë. Nëse ne nuk iu krijojmë kushtet specializantëve për punë, nëse nuk e transformojmë edukimin post-diplomik dhe nuk krijojmë specialist të mirë dhe ata që i krijojmë na ikin”, tha ai.

Poashtu, ministri Latifi thotë se shumë shpejt do ta ketë gati programin për shëndetësi.

“Prioritet do të jetë sistemi informative shëndetësor, trajtimi dhe përgatitja e specializantëve, ngritja e kualitetit pastaj na duhet të kryejmë edhe punë të tjera duke u nisur nga bordet. Ministria ka punë të tjera afatgjate. Na leni pak kohë dhe kur ta bëjmë programin për shëndetësinë ju thërrasim. Ishalla e gjejmë vitin 2022 shëndoshë edhe nuk kemi raste të mëdha, të vdekjes dhe fatale”.

Doktori Latifi foli edhe për menaxhimin e pandemisë, duke theksuar se Qeveria ka punuar mjaft mirë këtë drejtim.

“Nëse diçka kemi menaxhuar mirë vitin e kaluar është menaxhimi i pandemisë. Fatkeqësisht Kosova ka humbur shumë njerëz afro 3 mijë persona. Prandaj Ministria dhe Qeveria ka menaxhuar shëndetësinë me mjetet dhe personelin shëndetësor në mënyrën më të mirë”, tha Latifi. /EO

Artikulli paraprakCopa e metalit në ilaç, gazetari Vitija: Po të administrohej, do të mund të shkaktonte helmim
Artikulli i rradhës Urinimi i pakontrolluar në moshë të shtyrë, diagnostikimi dhe trajtimi: Shkruan Dr. Taner Yusuf

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.