Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Urinimi i pakontrolluar në moshë të shtyrë, diagnostikimi dhe trajtimi: Shkruan Dr. Taner Yusuf

Jetë 08/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

URINIMI I PA KONTROLLUAR (INKONTINENCA)

Shkruan: Dr. Taner Yusuf mr.sci.med. Urolog – Spitali Lindja

Inkontinenca është urinimi i pavullnetshëm,I cili nuk mund të kontrollohet ashtu që paraqet problem shëndetësor I cili sjell probleme sociale dhe higjenike. Forma më e shpeshtë e inkontinencës është stress inkontinenca e cila është karakteristike për femra dhe nënkupton daljen e sasive të vogla të urinës te sforcimet e barkut të cilat ndodhin gjatë kollitjes,teshtitjes,qeshjes apo ngritjes së peshave ndonjëherë edhe jo shumë të mëdhaja. Kjo situatë e krijuar e pengon shumë jetën e përditshme të pacientëve ashtu që paraqet një problem shëndetësor serioz dhe propozohet të mjekohet në mënyrë kirurgjike.

Më tepër shihet te gratë në mosha të mesme por mund të paraqitet edhe më herët sidomos te gratë të cilat kanë pasur lindje të vështira, ku ka ardhur deri te lëndimi i vagines apo bazës së pelvikut.

Stres inkontinencat ndahen në të lehta,të mesme dhe ato të rënda.

E lehtë: Lagia e ndërresave pas kollitjes,teshtitjes,qeshjes,dhe çfarëdo veprimi I cili e ngrit shtypjen mbrenda barkut.

E mesme: Lagia pas ngritjes në këmbë,hypjes së shkallëve,ecjes.

E rende: Lagia pas ngritjes në këmbë pa sforcime.

SHKAQET DHE FAKTORËT E RREZIKUT

Mosha: Me rritjen e moshës paraqiten sëmundjet që e dobësojnë bazën e pelvikut si dhe vetëfshikëzën urinare që e lehtëson paraqitjen e stress inkontinencës.

Lindjet: Lindje te shumëta,lindje të bebave të mëdhaja,intervenimet gjatë lindjeve,lindje të rënda dhe lindje pa ndihmën profesionale janë faktorët për paraqitjen e stress kontinencës.

Menopauza:Me zvogëlimin e nivelit të hormonit estrogjen vjen deri te dobësimi I indeve lidhore që formon kushtet për paraqitjen e stress inkontinences.

Obeziteti:Te pacientët me peshëtrupore shumë të madhe paraqitja e këtij problemi është më e shpeshtë.

Shkaqet tjera:Te disa gra indet lidhore janë të dobëta nga natyra e vet personit,kurse është vërtetuar që te personat me dobësi të nyjeve shihet stress inkontinenca më shpesh se te tjerët.

Duhani:Te personat që e konsumojnë duhanin stress inkontinenca është 2-3 herë më e shpeshtë.

Opstipacioni:Për shkak të vështirësive gjatë kryerjes të nevojës së madhe shtypja në bazën e pevlikut është shumë e madhe, gjë e cila kontribon në paraqitjen e stress inkontinences.

Sëmundja kronike opstruktive e mushkërive(bronhiti,astma etj.)Për shkak kollitjeve të vazhdueshme presioni në bark dhe në pelvis është vazhdimisht i madh prandaj e mundëson paraqitjen e inkontinencës.

Diabeti,skleroza multiple,parkinsonizmi dhe lëndime te boshtit kurrizor poashtu janë faktorë që lehtësojnë paraqitjen e problemeve me kontrollën e urinimit.

DIAGNOSTIKIMI

Pacienti duhet të kontrollohet te Urologu I cili është aftësuar për trajtimin e këtyre problemeve.

Bëhet analiza e urinës dhe konstatohet prezenca e infeksionit.

Ultrazëri ku hulumtohen të gjitha organet e abdomenit posaqërisht sistemi urinar.

Cistoskopia me stress provat: Hulumtimi me kamerë gjatë të cilit futet në kanal dhe f.urinare e pastaj bëhen testet që të konstatohet intensiteti I stress inkontinencës.

Urodinamika: Hulumtim I cili bëhet në raste të zgjedhura kur diagnoza nuk është e sigurtë.

MJEKIMI

Intervenimi kirurgjik: Egzistojnë modifikime të shumta kirurgjike për mjekimin e stress inKontinencës.Ne kohën e fundit më së shumti po preferohen metodat e aplikimit të shiritave të cilët e shalojnë uretren (kanalin urinar) në formë të “hulajës” dhe janë të njoftura me shkurtesa TVT dhe TOT.

Në institucionin tonë metoda më e preferuar është TOT edhe pse bëhet edhe TVT.Zgjatja e intervenimeve është reth 30 minuta.Qendrimi ne spital 24 orë.Heqja e kateterit pas 1-2 ditë. Vlerësojmë që është një zgjedhje e lehtë për një problem mjaftë të madh.

Artikulli paraprakMinistri Latifi: Prioritet e kemi SISH-in, do t’i shohim edhe Bordet e agjencive të MSH-së
Artikulli i rradhës Këto shërbime ofrohen në Spitalin Italian të Syrit në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.