Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Latifi thotë se me ikje të mjekëve po përballet edhe Greqia, Austria e Zvicra

Lajme 29/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se problemi i ikjes së mjekëve nuk qëndron vetëm në Kosovë por edhe në Greqi, Austri dhe Zvicës.

“Unë isha në Greqi javën e kaluar, e kanë të njejtin problem. Austri e ka të njejtin problem, Zvicra për largimin e personelit shëndetësore nga një vend në vendin tjetër. Nga 26 mijë mjek në Greqi që punojnë të gjithë Athinën vetëm dy mijë janë në sistemin publik. Edhe ne e kemi të njejtin problem”, ka theksuar ministri.

Problemi me mungesë të anesteziologëve, Latifi tha se është shkaktuar vite me radhë mirëpo tani janë duke u shfaqur pasojat.

“Që nga viti 2016 nuk është hapur asnjë shkollim specialistik për anesteziologji po të ishte bërë kjo do të kishim dy gjenerata të anesteziologjisë dhe nuk do e kishim këtë problem tash. Pasojat e keqplanifikimit apo mos planifikimit fare të kësaj dege të rëndësishme në të kaluarën po i shohim dhe përjetojmë tash”, tha ai.

Deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu, ia bëri me dije ministrit Latifi se ikja e mjekëve në Greqi, Austri dhe Zvicës nuk është brengë e institucioneve të Kosovës por e ministrave të secilit vend.

“Dukuria në Greqi, Austri e Zvicër nuk është brengë e jona është e ministrave atje për neve është brengosëse dukuria e ikjes së profesionistëve shëndetësor nga vendi”, pohoi deputeti.

Sipas Haxhiut që nga vitit 2020 institucionet shëndetësor publike I kanë braktisur 220 mjekë, disa prej tyre janë larguar nga vendi e disa të tjerë janë transferuar në privat për shkak të kushteve të rënda e pagave të ulëta.

“Kta (personeli shëndetësor) po ikin për shkak të kushteve të punës, pagave të ulëta, mungesës së shkollimit e mbështetjes për edukim të vazhdueshëm”, theksoi ai.

Haxhiu kërkoi sqarim nga ministri Latifi, se cka ka bërë për gjatë 1 vit e gjysmë, sa është duke menaxhuar ministrin e shëndetësisë, për ndalje të ikjes së trurit.

Ministri bëri të ditur se ndalja e ikjes së trurit nuk bëhet vetëm përmes dhënies së shkollimit specialistik.

Latifi gjithastu theksoi se janë në përgatitje të hapjes së shkollimit specialistik dhe subspecialistik.

“Krijimi i procesit të subspecializimeve që nuk ka egzistuar dhe nuk egziston dhe për këtë i kemi zgjedh 22 disiplina – klinika në të cilën më shumë se 100 mjek specialista do të subspecializohen. Gjthashtu janë duke u bërë edhe disa hapa të tjerë të cilët do të ndihmojnë në frenim të ikjes së mjekeve: ligji i pagës, hartimi i planit për burimet njerëzore të cilat ministria është duke i bërë. Do të hapim konkurs për specializime cdo vitë”, bërë të ditur ministri./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAlbin Kurti: Kosova shënoi sukses në ballafaqimin me Covid-19
Artikulli i rradhës Instrumentarët kërkojnë të jenë kategori e veçantë në Ligjin e Pagave

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.