Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Albin Kurti: Kosova shënoi sukses në ballafaqimin me Covid-19

Lajme 29/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në konferencën Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor, ku ka folur për rëndësinë e promovimit të shëndetit publik.

Kurti ka thënë se promovimi i shëndetit ka qenë një prej faktorëve që sipas tij Kosova ka shënuar sukses në luftimin e pandemisë Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë nga Zyra e Kryeministrit:

Kryeministri Kurti në hapje të Konferencës së tretë Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor

Sukseset dhe sfidat në fushën e promovimit dhe të edukimit shëndetësor në Kosovë, u theksuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të Konferencës së tretë Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor.

Në fjalën e tij të rastit,  kryeministri Kurti derisa theksoi se Kosova ka treguar sukses në ballafaqimin me pandeminë COVID-19, tha se ky sukses na jep një mundësi ideale për të reflektuar mbi rëndësinë e promovimit dhe edukimit shëndetësor. Një pjesë e madhe e këtij suksesi, vijoi ai, ka qenë pikërisht për shkak të efikasitetit në promovim dhe edukim.

Aktualisht, një prej sfidave kryesore të institucioneve shëndetësore në fushën e promovimit dhe edukimit, është të gjejmë një mënyrë se si ta përsërisim suksesin tonë gjatë pandemisë, në luftimin e sëmundjeve të tjera, tha kryeministri, para të pranishmëve në këtë konferencë dyditore.

Sfida kryesore në këtë drejtim, është se si të edukojmë qytetarët që të bëjnë ndryshimet e duhura në jetën e tyre të përditshme sot, për të parandaluar sëmundje të rënda kronike që mund të zhvillohen 10 ose 20 vjet më vonë, tha kryeministri Kurti. Një zgjidhje e suksesshme e këtij problemi do të shpëtonte qindra jetë njerëzish dhe do të kishte një impakt të madh pozitiv në shëndetin publik afatgjatë, theksoi ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri tha se agjenda e kësaj konference të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar për Promovim dhe Edukim Shëndetësor ‘’ Mjediset e Shëndetshme’’, dhe përkrahur nga zyra e OBSh-së në Prishtinë, është jashtëzakonisht e pasur dhe përfshinë tema që janë me rëndësi të lartë, si në aspektin teorik, ashtu edhe në aspektin praktik.

Artikulli paraprakKolegji i Kirurgëve i kërkoi MSH-së 25 mijë Euro mbështetje për organizimin e Kongresit Klinik
Artikulli i rradhës Ministri Latifi thotë se me ikje të mjekëve po përballet edhe Greqia, Austria e Zvicra

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.