Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, ka vizituar fabrikën e prodhimit të produketeve medicinale në Kosovë, Trepharm-in.
Mes tjerash, së bashku me këshillatarët e tij, ai u takua me Drejtorin Ekzekutiv të fabrikës, z. Mërgim Prishtina.
Ministri Latifi u shpreh i kënaqur rreth ekzistimit të një fabrike të tillë në vendin tonë, dhe në veçanti përgëzoi menaxhmentin e saj për standardet tejet të larta të cilësisë dhe sigurisë së produkteve që kjo kompani po i zbatonte gjatë tërë procesit të prodhimit.
Menaxhmenti i kompanisë Trepharm informoi ministrin me të arriturat e deritanishme, zhvillimin e një numri të madh të produkteve vetanake, si dhe u shprehën falënderues për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar rishtazi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që prodhuesit vendorë të mos mbesin aspak mbrapa liderëve botërorë të kësaj industrie.