Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, sot zyrtarisht ka dorëzuar kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Kësisoj, Ismaili sot fillon rrugën e tij për të kandiduar për kreun e kryqytetit, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë i Ismailit:
“Pas një pune të madhe lagje për lagje dhe fshat për fshat, sot edhe zyrtarisht dorëzova kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë. Duke synuar një Prishtinë më të mirë, kam vendosur që angazhimin tim politik e partiak ta përqendroj në qytetin tim. Energjinë e Dekadës së Re synoj ta shndërroj në një forcë që e transformon marrëdhënien mes PDK-së dhe Prishtinës, që PDK-së i jep një identitet të ri, kurse Prishtinës vëmendjen që e meriton. Prishtina nuk duhet të jetë vetëm kryeqytet ku përqendrohet jeta politike e Republikës, por edhe qytet i jetueshëm për qytetarët e saj. Përvojat tona negative me qeverisjet e kaluara le t’i përkthejmë në përpjekje të përbashkët pozitive për Prishtinën tonë! Është koha që vizioni për një Prishtinë funksionale të bëhet realitet!”