Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Spahn: Gjermania ka nevojë për 60 mijë infermierë, do t’i marrim nga Kosova

Lajme 15/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shteti gjerman edhe zyrtarisht ka nënshkruar Deklaratë të Përbashkët me Kosovën për t’i plotësuar nevojat e tyre me staf mjekësor. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për 50-60 mijë infermierë dhe këtë numër do ta përmbush nga Kosova dhe vendet tjera

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka pritur sot në një takim homologun e tij nga Gjermania Jens Spahn. Ata kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët e cila parasheh shkëmbimin e përvojave në fushën e shëndetësisë, veçanërisht përkrahjen e shtetit Gjerman në funksionalizimin dhe implementimin e Sigurimeve Shëndetësore.

Deklarata është konsideruar historike, por mbetet të shihet se cili vend do t’ia shoh hairin më shumë, Kosova apo Gjermani. Kjo për faktin se e para ka nevojë për asistencë në fushën e sigurimeve shëndetësore për çka shteti gjerman ka premtuar konsulencë. Ndërkaq Gjermania ka nevojë të madhe për infermierë dhe synon të marr numër të madh të tyre nga Kosova, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë e ka pranuar edhe vet ministri gjerman Jens Spahn në një përgjigje për Gazetën Shneta. Ai ka thënë se vendi i tij ka nevojë për 50-60 mijë infermierë dhe këtë numër pritet ta përmbush nga Kosova dhe vende të tjera.

“Ne aktualisht kemi nevojë për 50 deri 60 mijë infermierë, këtë numër të madh mund të mbushim me njerëz të Kosovës, dhe vendeve tjera. Kosova është shteti i parë me të cilin kemi nënshkruar marrëveshje të tillë”.

Spahn ka thënë se do të jenë të gatshëm ta ndihmojnë Kosovën me përvojën e tyre duke shkëmbyer ekspertë në ndërtimin e spitaleve dhe implementimin e Sigurimeve Shëndetësore.

Në anën tjetër ministri kosovar i shëndetësisë Uran Ismaili, ka thënë se ky bashkëpunim me Gjermaninë do të mundësojë që profesionistët të certifikohen në bazë të kualitetit gjerman. “Marrëveshja përcakton një bazë të gjerë, pika e parë na mundëson të kemi bashkëpunim, shërben që kapacitetet tona njerëzore t’ju mundësojë të certifikohen në bazë të kualiteteve gjermane. Për 20 vjet nuk kemi pasur një partner për të bashkëpunuar dhe tani e kemi shtetin Gjerman”, tha Ismaili.

“Është një ditë historike për Kosovën ngase kjo është hera e parë që nënshkruajmë deklaratë të tillë me Gjermaninë. Gjermania, një ndër shtetet më të fuqishme në Evropë, është aspirata dhe pika e jonë referente për sistemin tonë shëndetësor. Kjo marrëveshje do të na ndihmojë që të zhvillojmë një sistem shëndetësor modern dhe të qëndrueshëm që i mbron qytetarët tanë nga varfëria”, ka thënë Ismaili. /Gazeta Shneta/

VIDEO Ekonomia Online

Artikulli paraprakSa kohë do të jem në spital pas lindjes
Artikulli i rradhës A mund te zhvillojnë aktivitete fëmijët që vuajnë nga astma

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.