Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot e ka mbledhur Bordin e ri si dhe ish-anëtarët.
Në sallën e konferencave në QKUK sot po mbahet një takim në mes të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe anëtarëve të rinj të Bordit të SHSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë takim poashtu janë ftuar edhe ish-anëtarët e Bordit Drejtues të SHSKUK-së.
Ky është takimi i parë i anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, i cili përbëhet nga Sekretari i MSH-së Naim Bardiqi, Dren Boshnjaku nga QKUK, Tetore Olloni nga QKSUK, Rrezarta Bajrami nga IKSHPK, Besim Demolli nga Spitali i Ferizajt dhe Vjollca Kodolli nga mjekësia familjare.
Në përbërjen e kaluar anëtarë të Bordit kanë qenë Agreta Gecaj-Gashi nga QKUK, Xhevat Jakupi nga IKSHPK, Aida Rexhepi nga QKSUK, Mentor Sadiku nga MSH, Vjollca Kodolli nga mjekësia familjare dhe Isuf Zekaj nga Spitali i Vushtrrisë. Ndërsa Enver Gashi ka qenë anëtari i shtatë në cilësinë e ekspertit financiar. /Gazeta Shneta/