Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Vitia në takim me kryetarin Rama, temë diskutimi avancimet e shërbimeve shëndetësore në kryeqytet

Lajme 26/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Ministri i Shendetesise Arben Vitia ne takim me kryetarin e Prishtines, Perparim Rama.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Temë diskutimi ishte avancimi i sistemit të shëndetësisë në shërbim të qytetarëve, sipas njoftimit të lëshuar nga ministria e Shëndetësisë, përcjell Gazeta Shneta.

“Shëndeti i qytetarëve është qëllimi ynë kryesor që duhet të na bashkojë të gjithëve. Buxheti më i madh që është ndarë sivjet nga Qeveria për Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi midis institucioneve të nivelit qendror dhe atij komunal për realizimin e objektivave”, ka thënë ministri Vitia.

Rama e falënderoi ministrin Vitia për përkrahjen dhe bashkëpunimin, ndërsa diskutuan veçanërisht për Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe për shërbimet ambulatore specialisitke të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Gjatë këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ndau gjysmë milioni euro për qytetarët e Komunës së Prishtinës në kuadër të projektit “Vizita në shtëpi për nënat dhe fëmijët”, potencohet në komunikatë.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Ministri Vitia priti në takim kryetarin Rama, diskutuan për avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kryeqytetit

Prishtinë, 26 maj

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ku diskutuan për avancimin e sistemit të shëndetësisë në shërbim të qytetarëve.

Ministri Vitia e njoftoi se në kuadër të realizimit të objektivave, është rritur edhe buxheti për Grantin Specifik për shëndetësi për kujdesin parësor shëndetësor (KPSH), duke shtuar edhe pozita të reja për profesionistë shëndetësorë.

“Shëndeti i qytetarëve është qëllimi ynë kryesor që duhet të na bashkojë të gjithëve. Buxheti më i madh që është ndarë sivjet nga Qeveria për Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi midis institucioneve të nivelit qendror dhe atij komunal për realizimin e objektivave”, tha Ministri Vitia.

Ndërsa, z. Rama e falënderoi ministrin Vitia për përkrahjen dhe bashkëpunimin, ndërsa diskutuan veçanërisht për Kujdesin Parësor Shëndetësor. Gjithashtu biseduan për shërbimet ambulatore specialisitke të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Gjatë këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ndau gjysmë milioni euro për qytetarët e Komunës së Prishtinës në kuadër të projektit “Vizita në shtëpi për nënat dhe fëmijët”.

Zyra për Komunikim me Publikun

 

 

Artikulli paraprakSindroma e theksit të huaj (FAS): Simptomat, shkaqet dhe trajtimi
Artikulli i rradhës Spitali i Mitrovicës Veriore: Disa qytetarë erdhën me lëndime të lehta, asnjë s’u hospitalizua

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.