Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Vitia tregon lehtësimet e masave që do të bëhen pas 4 majit

Lajme 28/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se zbutja e masave që do të fillojë më 4 maj do të vazhdojë të ndahet në faza, por krejtësisht varet nga situata epidemiologjike në vend.

Ai tha se edhe kur të bëhet zbutja e masave, për disa muaj të tërë qytetarët duhet të mësohen të jetojnë në një realitet të ri – së bashku me virusin, njofton Klan Kosova.

“Ka disa ditë që kurba është duke lëvizur teposhtë dhe përqindja ditore ka shënuar rënie. Por, pavarësisht kësaj është vështirë të thuhet se është koha që ka filluar përmirësimi. Shpresoj që do të vazhdojë kjo ulje dhe më 4 maj do të fillojmë me zbutjen e masave të vendosura”.

“Edhe lirimin e masave jemi detyruar ta bëjmë në disa etapa. Në fillim edhe liria e lëvizjes e qytetarëve, pra koha kur do të dalin nuk do të jetë shumë më e gjerë ngase është tani. Ne mund të dyfishojmë orën e lëvizjes nga 1 orë e 30 minuta sa është tani”.

“Kjo është duke u diskutuar dhe mendojmë që ta bëjmë dy herë nga 90 minuta dhe njëra të bëhet nga ora 10 deri më 16 për shërbimet e nevojshme.

Do të kenë mundësitë të dalin dy herë në ditë, ku njëra nga herët do të jetë në këtë orar dhe për këtë arsye nuk do të ketë rotacion”.

Vitia në Rubikon tha se gjatë periudhës së fazës së parë që është nga 4 maj deri më 18 maj krahas lehtësimit të masave janë edhe protokollet tash e tutje, veçanërisht për bizneset që do të hapen.

“Disa biznese që ndikojnë drejtëpërdrejt te jeta e qytetarëve siç është ndërtimtaria, por edhe aty do të ketë shumë protokolle që tashmë janë hartuar. Sipas tyre distanca fizike dhe masakat do të jenë të obligueshme”.

“14 ditë është periudha e inkubacionit, para fundit të kësaj IKPSHK del me një analizë për situatën epidemiologjike dhe në bazë të saj merren vendimet për fazën e ardhshme”.

Vitia tha se qytetarët në masë të madhe kanë respektuar masat, prandaj edhe ka sukses në trajtimin e pandemisë.

Vitia tha se në vendosjen e këtyre masave pati edhe vështirësi duke treguar se Ministria e tij ishte në mesin e asaj të Ekonomisë dhe të Financave ku është dashur të vendoset për dhënien e prioritetit shëndetit publik apo shëndetit të ekonomisë.

“Në fillim ka pasë një përplasje në kuptimin se a shëndeti i qytetarëve dhe i ekonomisë. Kam gjetur një mirëkuptim të jashtë në dy ministritë përkatëse dhe u vendosen ato masa. Zbutjen e këtyre masave do të bëjmë sërish bashkë me këto ministri”.

“Masat parandaluese në vendet e punës janë vendosur dhe do të ketë rikthim, por me protokolle të reja. Duhet të sigurohemi që të mos ketë transmetim nga një pjesë në tjetrën.  Nëse nuk ndërmerret asnjë masë rritja eksponenciale është e pashmangshme. Deri tash një pacient ka infektuar deri në 3.5 pacientë të tjera, ndërsa sipas studimeve të fundit një mund të infektojë deri në 6. Pra, rritja është nga 6 në 36 e me radhë. Kjo është rritje e eksponaciale dhe është e pamundshme të menaxhohet, sidomos me sistemin shëndetësor që kemi”.

Artikulli paraprakMjekët në New York po u jepin pacientëve shuma masive të vitaminës C, simptomat e këtyre pacientëve janë përmirësuar
Artikulli i rradhës Vitia flet për mjekët serbë: Erdhën për monitorim, nuk ushtrojnë profesionin e tyre

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.