Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës, qëndroi në Klinikën Infektive sot.
Në shoqëri të Prof. Dr. Naser Ramadani, Zemaj qëndroi në Infektivë pas dyshimeve që u ngritën për vdekjen e katër pacientëve në këtë klinikë, shkruan Gazeta Shneta.
Ai u largua çaste më parë nga Infektiva, por nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Ndryshe, Gazeta Shneta më parë raportoi për dyshimet e ngritura për një defekt teknik të sistemit qendror të gazrave, përmes të cilit po furnizoheshin pacientët me COVID-19 në Infektivë. /Gazeta Shneta/