Polonia është duke bërë gati dozat e treta përforcuese të vaksinës kundër Covid tek të rriturit.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
“Personat mbi moshën 18-vjeçare që kanë marrë dozën e fundit të paktë ngjashtë muaj më parë do të jenë në gjendje të marrin një dozë tjetër”, tha Morawiecki.
Aktualisht, vendi ka raportuar më shumë se 5 mijë raste të infektimit me Covid brenda 24 orëve të fundit.
Sipas statistikave, kjo shifër e regjistruar sot konsiderohet të jetë rritja më e lartë që nga muaji maj i këtij viti./Gazeta Shneta/