Ministria e Shëndetësisë ka dal me një thirrje për gratë shtatzëna që të vaksinohen kundër Covid-19.
MSH në një deklaratë ka thënë se shtatzëna rrezikojnë të kenë simptoma të rënda nga infeksioni, andaj iu ka bërë thirrje që të mbrohen përmes vaksinimit, shkruan Gazeta Shneta.
“Gratë shtatzëna kanë mundësi të përjetojnë simptoma më të rënda të infeksionit nga COVID-19. Vaksinat krijojnë imunitet si te gratë shtatzëna ashtu edhe tek nënat gji-dhënëse. Studimet kanë dëshmuar se nënat e vaksinuara kanë antitrupa në qumështin e gjirit, përmes të cilit i sigurojnë mbrojtje edhe foshnjës”, thuhet në njoftim.
Tutje MSH ka thënë se vaksinimi i parandalon shtatzënat dhe lehonat nga sëmundja e rëndë nëse infektohen me Covid-19.
“Për shkak të rritjes së numrit të varianteve të virusit (SARS COV-2) dhe rëndësisë së mbrojtjes së grave shtatzëna dhe nënave gji-dhënëse, vaksinimi i tyre ka rëndësi në parandalimin e infektimit, sëmundjes së rëndë, shtrimit në spital dhe lindjes së parakohshme”, ka deklaruar MSH. /Gazeta Shneta/