Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin Uran Ismaili është kujdesur që t’i lë pa barna edhe të sëmurët nga kanceri. Ata nuk po mund të marrin kimioterapinë në mungesë të medikamenteve. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni.
Por zyrtarëve të MSH-së nuk iu bëhet vonë për sëmundjen që kërcënon jetën e pacientëve. Ata thonë se nga java tjetër Onkologjia do të furnizohet me barna për trajtimin e kancerit, kanë deklaruar për Gazeta Zëri.
Një pacient që është operuar tri herë jashtë vendit, i është rekomanduar nga neuroonkologët që të fillojë kimioterapinë, por këtë nuk po mund ta realizojë për shkak të mungesës së barnave. E blerja e tyre ka kosto të lartë.
“Këto të gjitha janë dhuruar nga Ministria e Shëndetësisë për pacientët, por tani janë vonuar. Aty ku merret kimioterapia në Spitalin e Prishtinës nuk ka asgjë, asnjë lloj ilaçi qe një muaj e më shumë. Kur shkova më thanë se nuk kemi asnjë lloj ilaçi. Unë e përdori një dozë më të lehtë. Ata që marrin për çdo dy ditë po ju tregoj se të gjithë do të vdesin nëse nuk i marrin ato”, ka thënë ai.