Nxjerrja e gazit nga organizmi i foshnjës është njëra nga gjërat e para që mëson pediatri nënat.
Megjithëse disa nga ekspertët nuk e këshillojnë gromësitjen, Akademia Amerikane Pediatrike rekomandon gromësitjen rregullisht, transmeton Gazeta Shneta.
Por, cilat janë mënyrat më të mira për ta bërë një foshnje të gromësijë? Ndiqini ato më poshtë:
Procedurat: 1. Uleni atë dhe mbajeni pranë gjoksit, 2. Vendosjani mjekrën në krahun tuaj, 3. Vendoseni dorën tuaj në krahët dhe kokën e tij me njërën dorë, ndërsa përdorni dorën tjetër për t’ia fërkuar shpinën
Si alternativë, ju mund ta mbani fëmijët nga krahët, me qëllim që barku të lirohet nga presioni. Mbajeni atë me një dorë dhe me tjetrën fërkojani shpinën.