Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik emrat e institucioneve shëndetësore private të tjera të cilave iu lejohet kryerja e testimeve molekulare (PCR) dhe serologjike për SARS COV 2.
Në listën e laboratorëve të cilave u lejohet prej sot kryerja e këtyre testeve janë dy, një prej tyre në Prishtinë i cili do të kryej teste molekulare, ndërsa tjetri në Podujevë ku do të bëhen teste serologjike.
MSH deri më tani ka licencuar rreth 120 laboratorë për teste PCR dhe serologjike. /Gazeta Shneta/