Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pulmologjia ia hedh fajin familjes për kufomën e lënë në dhomat e pacientëve

Lajme 13/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas një ngjarje jo të këndshme e ndodhur në Klinikën e Pulmologjisë vie dhe reagimi i drejtoreshës Rukije Mehmeti në lidhje me qëndrimin e kufomës në dhomën e pacientëve.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, është deklaruar rreth rastit të një kufome e cila ka qëndruar në njërën nga dhomat e kësaj klinike, për rreth shtatë orë pas vdekjes.

Mehmeti për klankosova.tv deklaroi se e ndjera është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Emergjenca dhe se ka qenë në pritje të rezultatit për COVID-19.

Sipas saj, në mungesë të rezultatit, obligimi ka qenë i familjes që ta bartë kufomën në morg dhe të njëjtit kanë refuzuar t’i marrin shpenzimet mbi vete.

“Të ndjerës i është marrë mostra në Emergjencë dhe ka qenë në pritje të rezultatit për koronavirus”.

“Ministria e Shëndetësisë bën barjen e kufomave vetëm në rastet pozitive meqë e ndjera ka qenë në pritje të rezultateve familjarët nuk kanë pranuar që t’i kryejnë shpenzimet për barjen e kufomës deri në morg dhe për këtë ka qëndruar deri në marrjen e rezultatit”.

“E ndjera ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe kompania e kontraktuar nga MSH menjëherë ka bërë bartjen e viktimës për në morg”, deklaroi Mehmeti

Rastin e ka bërë publik në rrjetin social Facebook një qytetar, derisa ka bërë të ditur se kufoma po qëndron bashkë me pacientë të cilët po marrin trajtim për COVID-19.

Po ashtu Klan Kosova ka provuar të kontaktojë familjarët e viktimës, mirëpo kontakti me ta ishte i pamundur.

Artikulli paraprakNjerëzit që rezultuan pozitivë për koronavirusin kishin dy herë më shumë gjasa të kishin ngrënë në një restorant paraprakisht, sipas CDC
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë licencon edhe dy laboratorë, njëri prej tyre molekular

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.