Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë, qendrave tregtare: Ndalohet aktiviteti “Black Friday”

Lajme 20/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët dhe bizneset se është e ndaluar të mbahet aktiviteti i njohur si “Black Friday”.

Ky aktivitet mbahet çdo vit në të premten e fundit të muajit nëntor, gjatë të cilit qendrat tregtare, super-marketet dhe bizneset tjera ofrojnë kampanja me zbritje në produkte dhe pajisje të ndryshme.

Por për shkak se ky aktivitet tërheq grumbullim të madh të njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ua ka përkujtuar bizneseve se me vendim të Qeverisë nuk lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, rrjedhimisht “Black Friday” nuk mund të mbahet në këto kushte.

Njoftimi i plotë nga MSH:

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik, por edhe qendrat tregtare dhe super-marketet  se nuk ju lejohet aktiviteti i llojit “Black Friday”.

Grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë për masa të reja për mbrojtjen nga COVID-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, prandaj obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Andaj MSh kërkon nga organet e rendit  dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të vendimeve në fuqi.

Qytetarëve u bëjmë thirrje ë t’i shmangën grumbullimet e panevojshme dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndaluara në interes të ruajtjes së shëndetit të tyre.

Masat dhe vendimet anti Covid duhet të respektohen nga çdo kush dhe në çdo kohë. Kudo që haset në shkelje të masave, organet kompetente të ndërmarrin masa.​

Artikulli paraprakOBSH nuk rekomandon përdorimin e remdesivirit për trajtimin e pacientëve me covid-19
Artikulli i rradhës Tre nga karakteristikat e muajit të parë të shtatzënisë që çdo grua duhet t’i dijë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.