Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, sot mbajtën një konferencë për media për përditësimet e fundit sa i përket situatës me COVID-19.
Ministri Vitia ka njoftuar se deri tani janë testuar 320 mostra nga IKSHP dhe prej tyre 20 kanë rezultuar 20 pozitive. Ai ka njoftuar se edhe 1000 teste janë rezervë në laborator, ndërsa janë porositur edhe 7000 të tjera, transmeton Gazeta Shneta.
Ai ka treguar se 13 pacientë të infektuar me COVID-19 vazhdojnë qëndrimin në Klinikën Infektive dhe vetëm një nga ta është në gjendje më serioze, të tjerat raste të lehta.
Vitia dha lajmin e mirë për dy barnat të cilat në botë kanë dhënë rezultate të kënaqshme në përdorimin kundër COVID-19.
“dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, u shpreh Vitia. /Gazeta Shneta/