Pak kohë më parë u mësua se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është në pritje të ëmbël. Olta dhe bashkëshorti i saj Artan janë në pritje të fëmijës së dytë qe do të lind shumë shpejt.
Gjatë këtyre muajve ministrja është përpjekur që barkun e rrumbullakosur ta fshehë nëpërmjet rrobave të gjera, megjithatë së fundmi në një fotot të siguruar nga ‘Panorama Plus’ ajo ka dal për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.
Në një seancë plenare, Xhaçka është fotografuar teksa në sy ka rënë barku i fryrë dhe siç është mësuar Olta është në muajt e fundit të shtatzëninë.