Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës

Lajme 14/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë të Kosovës është miratuar kërkesa e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 24 korrik 2024 për themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky proces mbetet me rëndësi të veçantë për drejtësinë dhe mbështetjen institucionale ndaj të mbijetuarve.

“Njohja dhe verifikimi i statusit të këtyre personave mbetet një proces me rëndësi të veçantë institucionale-shoqërore, në funksion të drejtësisë, dinjitetit dhe mbështetjes për të mbijetuarit. Në këtë drejtim, është propozuar ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të qeverisë për përbërjen e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, përmes emërtimit të përfaqësuesve të rinj nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. E ftoj përsëri ministrin Andin Hoti që ta marrë fjalën”, u shpreh ai.

Ministri në detyrë i MPFVLÇ-së, Andin Hoti, tha se ndryshimet janë të nevojshme për funksionalizimin e plotë të komisionit dhe vazhdimësinë e trajtimit institucional të rasteve.

“Ky propozim-vendim parasheh ndryshimin e vendimit aktual për themelimin e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare, bazuar në nenin 8, paragrafi 1, të ligjit numër 04/L-172 për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre. Statusi i personave të dhunuar gjatë luftës konstatohet nga komisioni qeveritar i përbërë nga përfaqësues të institucioneve relevante shtetërore, ku parashihet, ndër të tjera, edhe përfaqësues nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Ministria e Drejtësisë. Duke qenë se përfaqësuesit aktualë të deleguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare nuk janë më pjesë e këtij komisioni, ka qenë e nevojshme dhe është e nevojshme zëvendësimi i tyre me anëtarë të rinj, me qëllim të funksionalizimit të plotë dhe vazhdimësisë në trajtimin institucional të kategorive të mbrojtura me ligj”, tha Hoti.

Artikulli paraprakKruajtja gjatë shtatzënisë: Kur është normale dhe kur duhet kujdes?
Artikulli i rradhës Pesha e ulët në lindje te foshnjat: Çfarë duhet të dinë prindërit?

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.