Është miratuar Projektligji për pandeminë nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Me 77 vota, deputetët kanë miratuar Projektligjin për kontrollimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19 transmeton Gazeta Shneta.
Në mesin e deputetëve kanë qenë shtatë prej tyre që kanë abstenuar dhe asnjë nuk e ka kundërshtuar këtë projektligj në lexim të dytë.
Inicueseja e projektligjit, njëherazi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë deputetët që e votuan projektligjin e propozuar dhe u shpreh se:
“Shpresoj që për tema të tilla si sot të jemi të bashkuar” .