Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Miratohet projektligji për shërbimet e pagesave, Murati thotë se do të ulet kostoja

Lajme 08/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni për Buxhet në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për shërbimet e pagesave.

Për këtë projektligj në komision raportoi ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se me këtë projektligj ulen kostot e shërbimeve të pagesave bankare.

“Ky projektligj synon ngritjen e nivelit të sigurisë së shërbimeve të pagesave, nxitjen e konkurrencës dhe inovacionit, përmirësimin e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve, si dhe uljen e kostove për shërbimet e pagesave të ofruara brenda vendit dhe për transferet ndërkufitare.

Ky projektligj përafron kornizën ligjore dhe rregullative me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian në fushën e pagesave. Si rezultat, ai ofron mundësinë për përfshirjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave (banka dhe jo-banka) në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro, e njohur si SEPA (Single Euro Payments Area). Në këtë aspekt, projektligji paraqet bazën kryesore për plotësimin e kritereve për aplikim dhe pranim të vendit tonë në SEPA.

Projektligji ofron një kornizë të përshtatshme me specifika teknike për shërbimet e pagesave dhe aktivitetet e ndërlidhura brenda Kosovës, duke u harmonizuar me direktivat përkatëse të BE-së dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Përmes këtij projektligji, synohet transpozimi i plotë i direktivave relevante”, tha Murati

Ndërsa, kryetari i komisionit për buxhet nga radhët e VV-së,, Enver Haliti e pyeti ministrin për impaktin e këtij projektligji.

“Zoti ministër, sapo thatë që do të ulet edhe kostoja e transfereve ndërkombëtare sa i përket bizneseve që bëjnë transfere për pagesa të ndryshme ndërkombëtare. A mund të tregoni edhe njëherë se cili është impakti pas implementimit të këtij projektligji dhe fillimit të procedurave, të operacioneve pas standardizimit në SEPA”, tha Enver Haliti.

E, në përgjigjen e tij ministri Murati, tha se me rastin e integrimit në SEPA, kostot e transfereve do të uleshin nga disa qindra euro (që janë aktualisht për shuma më të mëdha) në vetëm disa euro

“Aktualisht, sipas vlerësimit në një studim që është bërë nga German Economic Team, pra një ekip me ekspertë gjermanë, përllogaritet që bizneset kosovare, por edhe familjet kosovare (përfshirë edhe diasporën), për momentin paguajnë rreth 58 milionë euro më tepër sesa që do të paguanin po të ishim të integruar në SEPA.

Përbërja e kësaj kostoje është afërsisht gjysmë për gjysmë: Bizneset paguajnë rreth 28-29 milionë euro më tepër sesa që duhet ndërkaq Familjet dhe amvisëritë: Paguajnë pjesën tjetër të mbetur.

Me rastin e integrimit në SEPA, kostot e transfereve do të uleshin nga disa qindra euro (që janë aktualisht për shuma më të mëdha) në vetëm disa euro. Kjo vlen për transferet ndërkombëtare me shtete si Zvicra, Gjermania apo vende të ngjashme që janë në të njëjtin sistem të integruar, por gjithashtu edhe me vendet e rajonit”, tha Murati para komisionit./EO/

Artikulli paraprakSpitali i Pejës: Mbi 4 mijë analiza dhe 646 vizita specialistike brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Konkursi për 20 pozita në Spitalin e Gjilanit, ja kur mbahet testi me shkrim

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.