Spitali i Përgjithshëm Gjilan ka publikuar orarin për mbajtjen e testit me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e fundit për punësim.
Sipas njoftimit, testimi do të zhvillohet më 15 prill 2026, në dy termine të ndara, shkruan Gazeta Shneta.
Fillimisht, nga ora 15:00, në objektin e Gjinekologjisë do të testohen kandidatët për pozitat e mjekëve specialistë, përfshirë radiologë, pulmologë, ortopedë dhe urologë.
Ndërsa, nga ora 16:30, në SHFMU “Abaz Ajeti” në Gjilan, do të mbahet testi për kandidatët që kanë aplikuar për pozita në infermieri, administratë dhe operatorë në sistemin shëndetësor./ Gazeta Shneta/




